Nëse flini të uritur do të prekeni nga këto sëmundje
Uria ka efekt negativ në të mësuar dhe punë, madje mund të shkaktojë edhe depresion. Shkencëtarët kanë zbuluar dhe kanë vërejtur disa efekte të tjera negative të urisë. Kështu në bazë të studimeve të bëra së fundmi, nëse ju flini të uritur atëherë do ta humbni edhe masën muskulare.
Ju mund të shmangni darkën, por organizmi juaj ka nevojë për lëndë ushqyese që t’i kthejë proteinat në muskuj. Është mirë që të mos hani edhe shumë vonë, mirë po mos u mundoni shumë oeganizmin pasi që do të keni probleme gjatë ditës.
Shtoni peshë– studimet sipas së cilave ju mund të humbni peshë nëse nuk hani natën, janë ende të diskutueshme. Një efekt negativ mund të ndodhë nëse nuk hani tërë ditën dhe në mbrëmje e stërngarkoni stomakun, mirëpo për sa kohë që hani një vakt të shëndetshëm, atëherë jeni të lejuar që të hani edhe 2-3 orë para gjumit.
Keni probleme me gjumin– nëse nuk hani mjaftueshëm dhe shkoni në shtrat pa ngrënë, atëherë mendja do t’iu rrijë vetëm aty, prandaj do të bëhet më e vështirë që të flini.