Lajme

Nesër për herë të parë nuk falet namazi i Xhumasë në Preshevë (Video)

Nesër për herë të parë në Preshevë nuk do të falet namazi i Xhumasë, për shkak të epidemisë së Koronavirusit. Vendimin e ka Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë, në krye me kryetarin e saj, Sevdail Jakupi.

Në një paraqitje para mediave, Jakupi ka bë të ditur se deri sa zgjat pandemia nuk do të falen namase me xhemat nëpër xhami dhe se as xhumaja nuk do të falet, shkruan Presheva.AL. Jakupi sqaroi se namazi i Xhumasë falet vetëm me xhemat, e kur nuk ka kushte për diçka të tillë, kompenzohet duke e falur në shtëpi namazin e drekës.

Video mesazhin drejtuar popullatës në këtë gjendje të jashtëzakonshme nga Sevdail Jakupi e keni më poshtë:

Related Articles

Back to top button