Nga nesër në orën 10 të mëngjesit të moshuarit mbi 65 vjeç do të ndalohen të dalin nga shtëpitë
Presidenti i Serbise Vucic dhe Krymenistrja Brnabic flasin ne nje konference shtypi per situaten e jashtezakonshme ne Serbi ne lidhje me korona virusin dhe masat per te ndaluar infeksionin.
Vucic tha se Serbia po përballet me sfida të jashtëzakonshme si vendet e tjera në Evropë, ne nuk kemi arritur qe me gjendjen e jashtezakonshme te sigurojme siguri dhe disipline te plote te popullates sone qe te mos levizin.
“Që nga nesër në oren 10 të mëngjesit, është e ndaluar absolutisht levizja neper qytet per te moshuarit mbi 65 vjeç dhe në fshatra mbi 70 vjeç,” tha ai.
Ai shpjegoi se ata që punojnë në ndërrimin e tretë mund të levizin.
Presidenti u kërkoi qytetarëve të kuptojnë masat rigoroze.
“Ushtria serbe do të marrë përsipër të gjitha vendkalimet kufitare dhe qendrat e migrantëve dhe spitalet, dhe ajo duhet të jetë e armatosur sepse duhet të mbrojë mjekët,” shpjegoi Vuçiç.