Lajme
PVD dështon në mbledhjen e nënshkrimeve!
Është dita e tretë e mbledhjes së nënshkrimeve për listën zgjedhore për këshilltar në K.K.Bujanoc nga radhët e PVD-së dhe siç kuptohet nga burime të afërta mbrenda këtij subjekti ka probleme serioze për përkrahjen e kësaj liste zgjedhore, njofton Bujanoci.info
Arsyet e kësaj ngecje në mbledhjen e nënshkrimeve thuhet se janë: bartësi i listës, mospajtueshmëria në Top10 e listes si dhe dalja e UDSH-së e vetme në zgjedhjet lokale.
Deri tash kur edhe është dita e tretë e mbledhjes së nënshkrimeve janë tubuar afër 900 nënshkrime për listën “Partia për Veprim Demokratik – Driton Rexhepi”.
Përveç tjerash rreziku ekziston edhe në shpartallimin e kësaj liste.