Lajme

Serbi: 29 Ditë Nevojiten Që Të Stabilizohet Coronavirusi

Ministri i shëndetësisë Zllatibor Llonçar ka thënë sot se vlersimi i parë i ekspertëve kinez, të cilët po ndihmojn Serbinë është se nëse qytetarët ju përmbahen masave të vedosura nga Qeveria atëherë do të duhej që të kalojn 29 ditë që situata të stabilizohet, përkatësisht numri i të sëmurëve mos të ketë rritje.

Ai për RTS-in ka theksuar se ekspertët kinez këtë vlerësim e kanë dhënë duke i krahasuar Serbijën me hapsirën e njejt në vendin e tyre me të njejtin numër të banorëve dhe në bazë të përvojës së tyre në luftën kundër Covid19.

Lonçar ka thënë se ekipi i ekspertëve mjeksorë deri nesër pasdite do të prezentojn një sërë masash të cilat në vendin e tyre kishin treguar rezultate, por janë të kënaqur edhe me masat që ka vendosur Serbia.

Paralajmërimi i masave potenciale të rrepta rreth lëvizjes së qytetarëve, Lonçar nuk i ka llogaritur si “drastike”, por masa të cilat shpëtojn jetë, duke e vlersuar se qytetarët ende nuk e kanë kuptuar seriozisht situatën.

Related Articles

Back to top button