Shtëpia e shëndetit në Preshevë do të filloj planin aksional për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit në zorrën e trashë dhe mitër
Shtëpia e shëndetit në Preshevë do të filloj planin aksional për skrining apo zbulimin e hershëm dhe programin për parandalimin e kancerit në zorrën e trashë dhe mitër
Zbulimi i hershëm (skrining) i kancerit në zorrën e trashë nënkupton testimin e personave të shëndoshë, pa simptome dhe shenja të sëmundjes me qëllim të zbulimit e hershëm të kancerit.
Nga kanceri i zorrës së trashë mund të sëmuret praktikisht secili, por më së shpeshti lajmrohet tek personat me moshë ndërmjet 50 deri 74 vjet tek të dy gjinitë.
Nga ana tjetër, Duhet disa vite që ndryshimet në qafën e mitrës të shkaktuara nga infeksione virusale të kalojnë në kancer.
Kontrollimet e rregullta kanë për qëllim që ndryshimet e hershme të zbulohen më herët para se të krijohet kanceri, ather kur mund të largohet më lehtë.
Për këtë arsyje do të fillohet përpilimi i programit dhe skriningu i organizuar për zbulimin e hershëm të kancerit shumë të rëndësishëm për popullatën tonë dhe është falas.