Transportohet personi i parë nga kufiri Serbi – Maqedoni për në karantinë në Banjën e Bujanocit
Të gjithë ata qytetarë që vijnë nga jashtë shtetit, pa marë parasysh nga i cili shtet që vijnë, do të izolohen dhe karantinohen në Banjën e Bujanocit.
Ata që vijnë me veturë, do të përcillen nga policia me veturë, ndërsa ata që kalojnë në kufi në këmbë, do të dërgohen në mënyrë të organizuar me vetura të shtëpisë së shëndetit të Preshevës.
Dretjori i shtepise se shendetit Driton Salihu permes nje njoftimi ka sqaruar se ka filluar karantinimi ne Banjen e Bujanocit per personat qe hyjne ne kufirin e Tabanoces.
“Sapo e kemi transportuar personin e parë nga kufiri Serbi – Maqedoni për në karantinë në Banjën e Bujanocit.
Të gjithë ata qytetarë që vijnë në Serbi nga cili do shtet, do të izolohen nga kufiri drejt në karantinë deri 28 ditë, pa marrë parasysh a është i sëmurë apo jo!
Andaj të keni kujdes!
#Fakenews-at leni çka thonë, gjithçka që na e postojmë është zyrtare dhe e konfirmuar! 🤝
Rri n’shpi, pa panikë!” ka thene Salihu.
Nëse nuk e ke obligim, mos eja në vendlindje!
Rri n’shpi!