Tregu i gjelbërt në Preshevë nesër punon me mbrojtje dhe me kujdes më të madh
Komuna e Preshevës po monitoron me kujdes situatën në vend me koronavirusin dhe në këtë drejtim Shtabi per situata te jashtezakonshme i cili vazhdimisht e ndjek situatën dhe do të marrë të gjitha masat e rekomanduara nga Qeveria e Serbisë. Institucionet kompetente janë përgatitur dhe punojnë në terren për të parandaluar përhapjen e epidemisë virale në qytetin tonë.
Në seancën e Shtabit per situata te jashtezakonshme të kryesuar nga kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, u bëhet thirrje qytetarëve të Preshevës që t’i respektojnë rekomandimet dhe konkluzionet e shtabit per situata te jashtezakonshme.
Për t’u ballafaquar me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur pas pandemisë së koronavirusit, plotësisht të respektohen vendimet, udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve dhe autoriteteve kompetente në lidhje me veprimet dhe masat që do të merren për të parandaluar infeksionin e koronavirusit, u konkludua në seancë.
Në tërësi të mbështeten dhe zbatohen masat për higjienën personale dhe kolektive si në shtëpi ashtu edhe në ambientet e institucioneve, menjëherë të ndërmerren aktivitete për dezinfektimin e shkollave, ambienteve të institucioneve dhe hapësirave publike të Komunës së Preshevës.
Të shtunën është vendosur që tregu i gjelbërt të punojë me mbrojtje dhe me kujdes më të madh.
Vendimi nga Shtabi persituata te jashtezakonshme në Preshevë në lidhje me tregun e gjelbërt është ky: Ndalohet shitja jashta tregut, ndërsa lejohet vetëm shitja e prodhimeve ushqimore ditore dhe javore të shitësve vendor duke iu përmbajtur distancës siguruese të tezgave punuese jo më larg se 2 metra si dhe në distancë prej 4m2 të mos jetë më shumë se një person, orari i tregut është nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 15:00.