Vendimi i fundit: Zgjedhjet në Serbi – në pushim
Beograd, të gjitha zgjedhjet në Serbi po pezullohen ndërsa vendimi i situates se jashtezakonshme është në fuqi, KRZ ka vendosur.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve miratoi këtë vendim në seancën e sotme.
Kjo do të thotë që pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, do të përcaktohen afate të reja për zhvillimin e zgjedhjeve, dhe se të gjitha veprimet zgjedhore të ndërmarra deri më tani do të kenë fuqi ligjore në vazhdimin e procesit zgjedhor.
Ky vendim është i vlefshëm për zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale, njoftoi CESID, raporton Presheva.AL
Zgjedhjet do të vazhdojnë pasi përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Kjo do të thoshte praktikisht që pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, do të përcaktohen afate të reja për zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe që të gjitha veprimet zgjedhore të ndërmarra deri më tani do të kenë fuqi juridike në vazhdimin e procesit zgjedhor.