Lajme

Vuçiq: Nga java tjetër 24 orë ora policore nëse nuk kemi përmisim të situatës

Po vërjemë se njerzit nuk janë duke e marr me seriozitet situatën, parqet dhe rrugët janë të mbushura me njerëz andaj do ti propozoj Qeverisë që nga java tjetër të aplikojmë orën policore në kohëzgjatje prej 24 orëve, përcjell rtvpresheva.com

“Në një situatë si kjo, më duhet të them se nuk jam i interesuar për atë që thotë dikush, por vetëm atë që thonë mjekët,” shpjegoi ai.

“Unë do t’i propozoj qeverisë një orë policore prej 24-orësh,” tha ai, duke shtuar, “Askush nuk do të jetë në gjendje të dalë në rrugë.

I pyetur sesi njerëzit do të shkonin në shitore, ai përgjigjet, “Sikur pensionistët që nuk shkojnë tani”, por gjithashtu thotë se ai nuk e di se si do të funksiononte me të vërtetë kjo.

Vuçiç theksoi se nëse kalohet në orar 24-orësh, ai do të kontrollohej fort – kushdo që do shihej në rrugë do të arrestohet menjëher.

Pakica e të papërgjegjshmëve rrezikon ata që janë të përgjegjshëm, sipas Vuçiç, dhe kjo është arsyeja pse janë prezantuar të gjitha masat.

Related Articles

Back to top button