2 prilli, Dita Botërore e Autizmit
Dita botërore e autizmit, 2 prilli është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit.
Si në shumë vende të botës, edhe në Shqipëri e Kosovë, 2 prilli njihet si Dita Botërore e Autizmit, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.
Autizmi mund të njihet tek fëmijët të cilët vërehet që shprehin komunikim dhe ndërveprim të dobësuar me të tjerët. Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh, shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura si dhe reaksione specifike në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Këta persona, për nga pamja e jashtme fizike, nuk kanë pamje më ndryshe se personat e tjerë.
Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person i zakonshëm. Për këtë shkak, është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.
Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat nga qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve tregojnë se 1 në 150 fëmijë amerikanë vuan nga autizmi. Rreth 25 vjet më parë, numri ishte një në dy mijë fëmijë.
Ekzistojnë disa lloje autizmi, mirëpo dy sindroma janë më të zakonshme, Asberger dhe Kaner.