850 doktorë shqiptarë në Gjermani, shumica e tyre në frontin e parë
Është bërë e ditur se 850 mjekë shqiptarë janë në të gjitha landet gjermane dhe se shumica e tyre janë në frontin e parë të luftës së COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë televizive, doktoresha shqiptare, Marsela Ceno, theksoi se janë rreth 850 mjekë shqiptarë në gjithë landet gjermane, shumica e të cilëve po luftojnë në frontin e parë.
Nga ana tjetër, Gjermania kanë njoftuar se do të testojnë një vaksinë anti-COVID dhe kjo do të bëhet shumë shpejt te njerëzit.
Doktoresha Ceno tha se këto hapa të shkencës dhe mjekësisë janë pozitivë, por shtoi se vaksina për t’u certifikuar si efikase duhet të kalojë në disa faza.
“Po, do ta konsideroj si një lajm të mirë. Pas fazës së parë, pasojnë edhe dy faza të tjera, që është faza 2b, ku duhet të behët gjetja e dozës përkatëse e vaksinës, e cila testohet në një numër të madh dhe pastaj vijon edhe tek faza e tretë për të parë efikasitetin e vaksinës. Unë uroj që kjo fazë e parë të jetë pozitive dhe të kemi mundësi të provojmë fazën e dytë dhe të tretë të vaksinës”, tha ajo.
Teksa bëri një bilanc të situatës në Gjermani, doktoresha shqiptare tha se në bashkëpunim dhe me kolegë të tjerë kanë ofruar ndihmë për bashkatdhetarët tanë që ndodhen në Gjermani.