Lajme

A kanë të drejtë ti marrin 100 euro ata që jetojnë jashtë shtetit?

Qytetarët e Serbisë që jetojnë jashtë shtetit gjithashtu kanë të drejtë të marrin ndihmë shtetërore prej 100 euro, e cila do t’u paguhet të gjithë qytetarëve mbi 18 vjet pas 15 majit. Ata që nuk kanë llogari në një bankë në Serbi, nuk do të kenë detyrime shtesë në lidhje me këtë sepse shteti do të hapë të njëjtën për ta.

Kushti për fitimin e së drejtës së pagesës prej rreth 11.800 dinarëve do të jetë që të lajmërohen. Opsioni i parë për të aplikuar do të jetë në internet përmes portalit të Drejtoratit për të hyra publike dhe opsioni i dytë është me anë të telefonit në numrat, të cilat do të publikohen në kohën e duhur.

Informacioni që do të kërkohet në aplikim është emri, mbiemri, numri personal dhe numri i llogarisë bankare.

Ata që nuk kanë llogari bankare do të kenë mundësinë ta deklarojnë këtë në kërkesë dhe shteti automatikisht do të hapë një llogari për ta dhe do t’i informojë ata rreth tij.

Related Articles

Back to top button