Lajme
Bashkatdhetari nga Miratoca dhuron maska, dorëza dhe dezinfektues për Komunën e Preshevës

Në këtë kohë pandemie Covid 19, vëllezërit tanë nga diaspora vazhdojnë kontributin për ne.
Muhamed Shabani nga fshati Miratoc i cili jeton në Zvicërr ka dhuruar donacion Komunës së Preshevës maska mbrojtëse, dorëza dhe dezinfektues.
Donacioni i ardhur është shpërndarë në administratën e komunës së Preshevës dhe në shtëpinë e shëndetit.
Donacioni përfshin gjithsejt 500 dezinfektues, 550 maska të spitalit dhe 20 pako me dorëza (1500 dorëza një pako).
Faleminderit Muhamed!