Belgjikë: Fermerët i kërkojnë qytetarëve “Hani pomfrit, ju lutemi”
Bruksel, deri sa pandemia e koronavirusit po le pasoja ne ekonomine boterore e vecanerisht eprekur eshte industria ushqimore.
Ne Belgjike kultivuesit e patateve jane te rrezikuar, ata i bejne apel qytetareve qe te hajne me shume pomfrit.
Brussels Time raporton se fermeret belge kane regjistruar nje teprice prej 750,000 ton patate qe nga fillimi i masave ne muajin mars. Per shkak te mbylljes se restorantave te cilet ishin te vetmit qe siguronin shitjen e pomfritave, kerkesa per patate ka ra ne menyre dramatike.
Per te parandaluar deshtimin e mijerave ton me patate, belgeve u kerkohet te han me shume patate te pakten dy here ne jave.
Për shkak të zvogëlimit të konsumit, industria e patates mund të pësojë humbje deri në 125 milion euro. Edhe pse masat e shumta do të hiqen javën e ardhshme, restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.
Për të mos humbur patatet, fermerët kanë rënë dakord të dhurojnë 25 tonë patate për kuzhinat popullore dhe gjithashtu po dërgohen patate në një pjesë të botës që kanë mungesa të patates, kryesisht Evropa Qendrore dhe Afrika.