Cilat janë tre kushtet për heqjen e orës policore?
Rënia e numrit të pacientëve të infektuar, rënia e numrit të pacientëve në respirator dhe shtimi i numrit të pacientëve në spitalet e përkohshme janë kushte për përfundimin e orës policore, njoftoi sot Dr.Predrag Kon.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me atë se kur mund të pritet heqja e ores policore dhe nga kush varet, Kon theksoi se lirimi dhe shfuqizimi i masave bazohet në statistika, si dhe konsultimi me ekspert.
“Një javë më parë, profesionistet na thane se na duheshin të paktën dy javë për të parë qartë rënien e personave qe gjinden ne frymëmarrje, tani po hyjmë ngadalë në javën e dytë të këtij trendi. Kushti i tretë është rritja e numrit të atyre që janë vendosur në spitalet e përkohshme dhe më pas do të fillojme te largohen masat drastike, “tha Kon.
Ai thekson se shteti mund të largoje oren policore para 1 majit dhe të ndalojë tubimet, megjithatë, Kon thotë se nuk është i sigurt që qytetaret do ta rrespektojne absolutisht nje vendim te till, dhe per kete arsye ora policore ende është e nevojshme.
“Qëllimi pse është vendosur ora policore është mbrojtja e jetës dhe asgjë tjetër” tha Kon.