Lajme
Covid19: Konfirmohet edhe nje rast në Bujanoc

Një 77 vjeçare nga Bujanoci ka dal pozitiv në testin e covid19, ka njoftuar drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Llella Jovanoviq.
Portali Bujanovacke ka raportuar se e moshuara gjatë vikendit është transferuar në karantinën e spitalit të Vranjës pas dtyshimit se është infektuar me coronavirus.
Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit ka njoftuar se e moshuara është në gjendje shëndetësore stabile.
Ky është rasti i tret zyrtarë në omunën e Bujanocit, pas 55 vjeçarit i cili është i shtrirë në repartin e infektivës në Vranjë dhe një të moshuare e cila pas vdekjes spitali i Nishit kishte dërguar “konfirmimin” nga Covid19.