Lajme
Dje u shërua nga koronavirusi, sot solli në jetë një fëmijë
Një paciente shtatzënë e cila ishte e infektuar me koronavirus, ka lindur sot.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili. Ai ka thënë se pacientja është shëruar, duke shtuar se dje për herë të dytë ka rezultuar negative.
Ismaili tutje ka shtuar se edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pacientja ka lindur para një ore. Lindja ka qenë normale, prandaj edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja është testuar dje për herë të dytë për koronavirus dhe ka dalë negative. Prandaj mund të themi se ajo ka qenë e shëruar”, ka thënë ai.
Ismaili tutje ka shtuar bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë do të konsultohen nëse foshnja do të testohet për koronavirus.