Lajme

Drita në formë vargu janë vërejtur sonte në qiellin e Preshevës, ja çfarë janë (Video)

Objektet fluturuese që po shihni në qiell nuk janë UFO. Të vëzhguara me sy të lirë u panë sonte edhe në Preshevë, këto drita janë satelitë, dhe konkretisht satelitët StarXink të SpaceX, një projekt i Elon Musk që synon të rrisë mbulimin e internetit në tokë.

Fenomeni është vërejtur edhe nëpër shumë vende rajonale si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Madje edhe më herët në maj 2019 u panë në pjesë të ndryshme të botës.

Satelitet me Starlink, të cilët veprojnë në orbitë të ulët, vetëm 550 kilometra mbi nivelin e detit, reflektojnë rrezet e diellit, kështu ngjasojnë me yje të vegjël dhe të heshtur

Janë hedhur rreth 12.000 të tillë për të mbuluar globin me internet.

Related Articles

Back to top button