Lajme
Komuna e Preshevës: 300 familje nevojtare janë ndihmuar në të gjitha lokalitet e Preshevës me pako ushqimore
Aksioni për të ndihmuar familjet me gjendje ekonomike të vështirësuar për shkak të situatës me COVID 19, deri më sot ka rezultuar me sigurimin e pakove me ushqim për gjithsej 300 familjeve.
Fondi për Qëllime Humanitare i Komunës së Preshevë ka perfunduar shpëndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike.
Fondi për Qëllime Humanitare, Kryqi i Kuq dhe Qendra për punë sociale në bashkëpunim me Bashkësitë Lokale kane vendosru qe ndihmat te shperndahen për këto kategori:
1. Personat mbi moshën 65 vjeçare dhe që nuk kanë përkujdesje
2. Familjet të cilat janë në vetizolim
3. Familjet me kushte të rënda ekonomike dhe sociale