Lajme
Kryetari i Beogradit masat më rigoroze na presin javën që vjen, A do të ndalohet lëvizja përpara të premtes?
Parashikohen masat e reja, më të rrepta sesa ato që janë aktualisht në fuqi.
Kryetari i Beogradit Zoran Radojiçiq tha sot në mëngjes se masa të reja na presin në kryeqytet, me qëllim që të zvogëlohet përhapja e virusit COVID-19. Masat që vlejnë për Beogradin deri më tani, kanë qenë edhe për gjithë Serbinë.
Para nesh e kemi orën policore edhe 40 orë. Duke e krahasuar këto 40 orë me 40 orët e javës së kaluar, këtë javë kemi 106 persona që kanë thyer orën policore, javën e kaluar kishte më shumë. Rezultatet janë të mira por nuk ka asnjë arsye që të pushojmë. tha kryebashkiaku.
Qyteti operon në heshtje dhe paqe, por në këtë situatë rreth 1.200 punëtorë të shërbimeve komunale janë duke punuar.