Lajme

Ky vend do ti jap 854€ secilit qytetarë pas korona virusit

Tokio – Kryeministri japonez Shinzo Abe ka njoftuar se çdo qytetar i këtij vendi do të marrë një ndihmë financiare prej 854 euro, pavarësisht nga pasuria e tyre.

Kjo, siç shpjegoi Abe, është pjesë e masave të rimëkëmbjes ekonomike që janë në rënie për shkak të përhapjes së korona virusit.

Vlerësohet se arkat e shtetit do të kushtojnë më shumë se 12 trilion jen, raportoi e përditshmja Mainici.

“Unë do t’u kërkoj partive në pushtet që të konsiderojnë dhënien e të gjithë njerëzve 100,000 jen (854) euro,” tha Abe.

Plani i pagimit pritet të financohet nga emetimet e mëtejshme të obligacioneve.

Ministri i Financave Taro Aso tha më herët se qeveria shpresonte se pagesa per qytetarët të filloje në muajin maj.

Related Articles

Back to top button