Lajme
Lajm i mirë/ Del negativ rezultati për të dyshuarin me koronavirus në Preshevë

Ka rezultuar negativ rezultati i analizave rreth dyshimeve se një person u prek nga virusi korona.
Lajmin e ka konfirmuar vet Shtepia e Shendetit ne Presheve në një njoftim.
“Një lajm shumë i mirë dhe i gëzuar:
Sapo morëm lajmin se pacienti i fundit është #negativ dhe Presheva nuk ka më as të dyshuar dhe as të infektuar!
Rrini në shpi, durim dhe pak se ia dolëm kësaj lufte së bashku! ❤️🙏” ka shkruar drejtori i Shtepise se shendetit ne Presheve Driton Salihu.
Nderkohe qe Presheva mbetet e pa prekur nga virusi ne Serbi sipas te dhenave te fundit jane konfirmuar 5.994 nga te cilet 117 kane nderruar jete.