Lajme

Mbërrin në Serbi ndihma e BE-së, 800 mijë maska dhe termometra pa kontakt dhe 200 mijë skafandera

Një aeroplan me ndihme nga BE ka zbarkuar ne Aeroportin e Beogradit duke sjellur 800.000 maska mbrojtese, transporti i cili u finansua nga BE dhe 200.000 skafandere per puntoret mjekesore te blera nga Serbia si dhe termometra pa kontakt.

Ndihma u mirëprit zyrtarisht nga Kryeministrja Ana Brnabic, Perfaqesuesi i BE në Serbi Sem Fabrici dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimovic.

Një falënderim i madh për Ambasadorin Fabricio, gjithë Bashkimin Evropian për dhurimin e parave jo vetëm për këtë fluturim, por për shumicën e pajisjeve mjekësore. Këto janë, para së gjithash, maska ​​mbrojtëse, 200,000 skafandera që kemi blerë për profesionistë mjekësorë, por edhe termometra pa kontakt – tha Brnabic, duke shtuar se kane rënë dakord qe 90 milion nga IPA fonde te dedikohen për ndihmë mjekësore.

Partneret e BE-se pervec problemeve qe i kane ata kane vendosur qe te i ndihmojne Serbise.

Ajo theksoi rëndësinë e qëndrimit në solidaritet.

Është kënaqësi e madhe të jesh sot këtu për të mirëpritur fluturimin e 11-të me ndihma. Ndihma jonë eshte në mbulimin e kostove të transportit që Serbia ka blere nëpër botë, dhe ky fluturim është domethënëse sepse mbart ndihmë direkt nga BE, si 800,000 maska mbrojtëse – tha Fabrica, duke shtuar se katër fluturime të tjera do të paguhen nga BE.

E gjithë ndihma, thotë ai, nuk vjen vetëm nga jashtë.

Related Articles

Back to top button