Lajme

Menaxherja shqiptare me prejardhje nga fshati Breznicë, falënderime të shumta nga pacientët zviceranë

Shefja shqiptare e ordinancës “Arzthaus” në St. Gallen të Zvicrës, Majlinda Sulejmani, ka qenë shumë e angzhuar me pacientë në kohën e krizës së koronavirusit, madje duke lënë anësh edhe familjarët, në mënyrë që t`u ndihmojë të rrezikuarve nga ky virus.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, ajo ka publikuar një falënderim të veçantë në gjuhën gjermane, të shkruar nga një paciente e saj, sa për t`i shprehur falënderimin e saj për përkujdesjen e ofruar nga Majlinda dhe mungesën që do ta ndjejë pas largimit të saj nga kjo ordinancë.

Të përkujtojmë se Majlinda nga dita e nesërme do të punojë si zëvendës rektore në një psikatri në St. Gallen, ndërsa shumica e pacienteve të saj kanë shprehur keqardhje për largimin e saj nga kjo ordinancë.

Majlinda Sylejmani është me prejardhje nga fshati Breznicë, Komuna e Bujanocit dhe ka rreht 30 vite që jeton në Zvicër dhe është e angazhuar politikisht që nga viti 2008.

Related Articles

Back to top button