Lajme

Mimoza Kusari: Diplomati Amerikan më ka prezantuar planin e kufirit te hekurudha e Preshevës (Video)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari në emisionin e T7 deklaroi se ka qenë prezente në takim kur një zyrtar amerikanë gojarisht i ka prezentuar planin për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

“Ne kemi qene te informaur nga diplomat perendimore edhe diplomat amerikan, une kam qene personalisht ne takim qe nuk ka qene i hapur por ka qene i mbyllur ne te cilin eshte thene se egziston diskutimi per marreveshje te shkembimit te teritoreve . Dhe ne kete marreveshje per shkembim te teritoreve, ne fakt kane qene takime te ndara, takimi te cilit po i referohem ka qene nje diplomat amerikan i cili me ka takuar mua ne ate kohe si perfaqesuese te Alternatives dhe nje perfaqesues tjeter te nje partie politike dmth kane bere raunde me partit politike dhe kane dashte te testojne se si partit politike shqiptare po ndihmen me ate se cfare po ben presidenti Thaci me Presidentin Vucic.” Tha Kusari.

Ajo madje deklaroi se si iu eshte prezantuar plani se ku do te jene kufijt e Kosoves duke e perfshire edhe nje pjese te Lugines.

Ky diplomat ate kohe na ka thene qe tri komunat e veriut te Kosoves do ti jipen Serbise qe do te kete status te vecant per liqenin e ujmanit, do te kete status te vecant dhe menaxhmet te vecant per nje pjese te Trepces, qe Kosova do te merr nje pjese te fshatrave te cilat do te vijne deri te vija e hekurudhes dhe nje pjese te disa fshatrave te Bujanocit.

Ky takim sipas Mimoza Kusari Lilat eshte mbajtur para dy viteve.

Related Articles

Back to top button