Lajme

Në Preshevë një pacient i dyshuar me korona virus

CoVid-19 si duket ka arritur edhe në komunën e Preshevës. Drejtori i shtëpis së shëndetit në Preshevë Driton Salihu ka bërë të ditur se është një pacient i dyshuar.

“Qytetarë dhe pacientë të nderuar,
Në komunën e Preshevës kemi një pacient të Dyshuar, të cilit e kemi dërguar në spitalin e Vranjës për test dhe konfirmim.
Familja dhe të afërmit janë të njoftuar dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm kështu që do të njoftoheni me kohë zyrtarisht!
Pa panikë, por kujdes po!” ka shkruar Salihu.

Sipas Salihut, pacienti është dërguar në spitalin e Vranjës për test dhe konfirmim të rastit.

Familja dhe të afërmit janë të njoftuar me kohë me rastin dhe ata janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet shëndetsore.

Related Articles

Back to top button