Në Serbi 5 të vdekur dhe 445 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi, katër persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 445 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 5.318 deri më sot.
Që nga raporti i fundit dje deri sot në ora 15:00 janë testuar 3.194 persona, prej të cilëve 445 rezultuan pozitivë me koronavirus, deklaroi Darija Kisiç-Tepavçeviç, zëvendësdrejtore e Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë “Dr Milan Jovanoviç Batut”, në një konferencë për shtyp në Nish.
Ajo tha se 3.511 pacientë janë të shtruar në spital dhe 120 gjenden në respirator.
Deri më tani, 103 njerëz kanë vdekur si rezultat i koronavirusit, kurse shkalla e vdekshmërisë është 1,9 për qind.
Që nga fillimi i koronavirusit në Serbi, 443 njerëz janë shëruar, tha ajo.
Tepavçeviç tha se deri tani janë testuar 6.070 punëtorë shëndetësorë dhe 593 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe 382 janë shtruar në spital.
Në vend deri më tani janë testuar 29.472 persona.