Në Serbi gjatë vikendit 800 persona kanë thyer orën policore
Ministri i policisë Nebojsa Stefanoviç tha që policia arrestoi rreth 800 njerëz në rrugë gjatë vikendit te cilet kane qene pa leje te lëvizjes.
Ai tha se të gjithë ata që nuk respektojnë ndalimin, do të ndëshkohen, pavarësisht se kush është.
“Kushdo që kapet pa leje do të ndëshkohet. Denohet dhe del para gjyqtarit ose prokurorit, varesisht nese eshte kundervajtje apo krim. Nuk na intereson a vozit Jugo apo Mercedes apo nese ka lidhje politike ose eshte personazh i famshem, qofte qe ka para apo jo. Ne insistojme qe te gjithe ata qe njihen te denohen njejte madje ka edhe njerez te famshem qe jane duke u denuar, kjo eshte menyra e vetme qe njerezit ta kuptojne qe ligji zbatohet per te gjithe” tha Stefanovic per RTS-ne.
Ministri pas ndaleses me te gjate prej 60 oreshe tha se askush nuk mund te beje dicka qe eshte pertej rregullave dhe se ligji eshte i barabarte per te gjithe. Ai kujtoi se ne disa raste mos rrespektimi i izolimit do te mund te shqiptohet denimi deri ne 12 vjet burg, si pershembull ai person qe perhap virusin dhe shkakton vdekjen e dikujt.