Nga presioni i madh publik u detyruan që këtë vikend të zvogëlohet ora policore
Dr.Predrag Kon, Epidemiologu kryesor në Serbi, Koordinator i Shtabit Republikan të krizës per Korona virusin ka luajtur rolin kryesore gjate epidemisë.
Ai ka sqaruar sot gjithe shtetasit e Serbise se pse eshte zvogluar ora policore gjate ketij vikendi.
“Të dashur qytetarë, nga presioni i madh publik u detyruam që një vikend më herët ti zbusim masat, pra për kët vikend rrezikuam që i relaksuam masat dhe unë nuk po ndihem mirë, po frigohem, jam i shqetsuar se ka mundësi ta rrënojmë gjith suksesin e mbrojtjes kundër pandemisë që e arritëm së bashku, prandaj ju lutem sikur familjarëve dhe fëmijëve të mi, keni kujdes vetëm edhe gjatë këtij vikendi, shmangni kontaktet me njerëz, duroni vetëm edhe kët vikend, nga dita e hënë të gjithë ne jemi triumfuesit, shume faleminderit” ka thene Kon.