Lajme
Organizohet kthimi i bashkatdhetarëve për në Zvicër
Njoftohen qytetarët e komunës sonë që janë me qëndrim të përkohshëm në shtetin e Zvicrës, por që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi dhe mbylljes së rrugëve të qarkullimit, kanë mbetur në vendlindje dhe të cilët kanë qëllim të udhëtojnë për në Zvicër, Ambasada e Zvicrës në Beograd ka organizuar fluturim special, i cili sipas informatave të siguruara, do të bëhet ditën e Shtunë më 4 prill 2020 nga aeroporti i Beogradit.
Meqenëse udhëtimi bëhet në mënyrë të organizuar, ju lutemi që të gjitha detajet duhet çdonjëri personalisht t’i sqarojë ekskluzivisht me përfaqësuesit e Ambasadës Zvicrane në Beograd, në kontaktet e mëposhtëm:
+381 11 3 065 820 dhe +381 11 3 065 825