Lajme

96 zyrtarë policorë sot e kërkuanë Besnik Osmanin, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët e Kosovës (Foto)

Policia e Kosovës ka realizuar një plan kërkimi për qytetarin Besnik Osmani, i cili është paraqitur si ‘person i zhdukur’.

Osmani që nga data 24.03.2020 është paraqitur si i zhdukur.

“Sot, nga orët e mëngjesit 96 zyrtarë policorë të njësive të ndryshme policore, përfshirë Njësinë K9 (njësia me qen), kanë realizuar kërkimet në zonën e fshatit Muqibabë, në një teren malor dhe mjaftë të vështirë për kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Osmani kishte kaluar ilegalisht kufirin për të shkuar në Preshevë, por deri më tani vetëm vetura e tij është gjetur.

Telefonatën e fundit me bashkëshorten e bëri më 24 mars. E që nga ajo ditë, Vjollca Osmani e ka humbur komunikimin me bashkëshortin e saj, Besnik Osmani.

Ky i fundit që punon si kontabilist në Bibliotekën shtetërore në Preshevë qëndroi në Prishtinë për disa ditë për pushime ,ku edhe e ka familjen.

Operacioni i kërkimit ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes, ku Policia nuk ka arritur të gjej gjurmë apo shenja që do të ndihmonin për gjetjen e personit të zhdukur.

“Policia me këtë rast apelon tek të gjithë qytetaret që mund të kenë ndonjë informatë që do t’i ndihmonte rastit, ta lajmërojë policinë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles

Back to top button