Presheva e rrethuar nga korona virusi, fatmirësisht pa asnjë të prekur
Ne Presheve gjithcka eshte nen kontrol fatmiresisht pa asnje te prekur, shkruan Presheva.AL
Qytetaret e Presheves qe kane ardh nga shtetet tjera kane qene te gjithe pa shenja infeksioni dhe deri me sot kane qene te izoluar.
Komuna e Preshevës është ndër të paktat, që i ka ndërrmarë masat preventive. Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme është ndër të parat në Serbi, që ka mbyllur lokalet hotelerike, si kafiteritë, restoranet dhe të tjerat.
Merite per kete kane edhe qytetaret e Presheves te cilet kane zbatuar te gjitha rregullat e ndermarra deri me tani.
Nderkohe qe Presheva eshte e rrethuar nga korona virusi, ne qytetin e Kumanoves ka shkuar ne 40 numri i te infektuarve ne qytetin e Gjilanit numri total eshte 21, ndersa deri me tani ne Komunen e Bujanocit jane konfirmuar 4 raste, edhe ne qytetin e Vranjes jane konfirmuar 43 raste.
Nuk është e pamundur, ju ftojmë ta mbani në nivel kujdesin ndaj higjienës personale, qendroni në shtëpi me më të dashurit tuaj duke e mbajtur distancën kur jeni jashtë shtëpisë.
Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim!