Lajme
Presheva në pritje të ndihmave nga Kosova (Video)
Armend Aliu, nënkryetar i komunës së Preshevës, ka thënë sot se institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar minimumin e interesimin për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Nga Qeveria e Kosovës nuk kemi marrë asnjë ndihmë e as nga Republika e Shqipërisë. Fatkeqësisht ne po vazhdojmë të luajmë rolin e jetimit të plotë. Komunat shqiptare nuk kemi asnjë vëmendje nga qeveria në Beograd”, thënë Aliu në T7.
Nënkryetari i Preshevës ka kërkuar që në emër të reciprocitetit, Kosova ta ndihmojë Luginën.
“Nëse aplikohet reciprociteti, ashtu siç është thënë për ne kjo do të ishte e mirëseardhur”, ka thënë Aliu në Frontal.