Presheva një ndër qytetet e ralla në Serbi pa raste dhe pa të dyshuar me korona virus

Presheva është një nga qytetet e paktat në Serbi ku jo vetëm që nuk është regjistruar ndonjë rast me korona virus, por nuk ka persona që dyshohet se kanë Covid-19, thotë kështu drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë Driton Salihu.
Salihu beson se një nga arsyet se Presheva ka shpëtuar është fakti se 1743 persona janë në vetizolim, kjo e ka bere Preshevën të renditet e 8-ta në Serbi dhe e para në rrethin e Pçinjës.
Përveç kësaj, mund të them që qytetarët tanë janë të disiplinuar dhe nuk shkelin rregullat dhe ndalesat nga shtabi i jashtëzakonshëm. Në ditën e tretë të gjendjes së jashtëzakonshme, kemi mbyllur ambientet e hotelerisë, kemi hapur klinikën për kontrollimin e pacientëve me Covid-19 dhe morëm të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit thotë Salihu.
Ai gjithashtu thekson se Shtëpia e shëndetit në Preshevë shpërndan maska dhe doreza për qytetarët në vendet ku krijohen turma, si para bankës dhe para postës.