Qeveria në detyrë ndan 500 mijë euro për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, për t’u përballur me COVID-19
Qeveria në detyrë ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), ku ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë euro për Komunën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Ky vendim është bërë në mënyrë që tri komunat në Luginë ta përballojnë më lehtë gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”, thuhet në komunikatë.
Ndarja e mjeteve u bë pak ditë pasi, Kurti kishte zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me Kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberi dhe tjetrën me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.