Lajme

Raporti i fundit, virusi korona ka marrë 58 jetë në Serbi, të infektuar 2200 persona

Deri në orën 15:00 të 6 prillit 2020, në Republikën e Serbisë janë regjistruar gjithsej 2,200 raste të konfirmuara me COVID-19.

Nga raporti i fundit deri në ora 15:00, u testuan mostrat e 1,192 personave, nga të cilët 292 ishin pozitivë. 1.197 pacientë u shtruan në spital.

Në frymëmarrës janë gjithsej 101 pacientë.

Deri në orën 15:00 në Republikën e Serbisë, janë testuar gjithsej 8,552 persona.

Fatkeqësisht, nga raporti i mëparshëm kemi edhe shtatë (7) vdekje të tjera, ose gjithsej 58.

3 (tre) mashkull dhe katër (4) femra vdiqën.

Mesatarja e moshës së tyre është 64.5, dhe sikurse edhe te të gjithë viktimat e mëparshme, ata kanë pasur disa sëmundje të tjera që kanë kontribuar në rezultatin fatal.

Related Articles

Back to top button