Lajme

Rritet niveli i ujit tek Penda e Rahovices pas reshjeve të shiut dhe borës (Foto)

Pas reshjeve të fundit të shiut e borës në Preshevë, gjendja e furnizimit me ujë të pijes në rajonin e Preshevës ka filluar të përmirësohet. Niveli i ujit në pendën e Rahovicës është rrit për gati 3 metra.

Niveli i ujit në pendën e fshatit Rahovicë është rritur për gati 3 metra pas reshjeve të fundit të shiut e borës, bëri të ditur një vizitor i Presheva.AL i cili ka derguar fotot ne redaksine tone.

Penda e Rahovicës njihet nga e gjithë popullata jonë, si një vend rekreacioni dhe poashtu tash e sa vite përdoret për kërkesat e banorëve të këtij fshati, kjo nga fakti që kjo popullsi banore merret 80% me punimin e tokës.

Related Articles

Back to top button