Shefi i diplomacisë Evropiane: “Në Beograd nuk kam pa billborde ku falenderohet BE”
Shefi i Diplomacisë Evropiane Josep Borel tha sot se po zhvillohet një “luftë e narracionit” në Ballkanin Perëndimor.
Dhe, për shembull, në rrugët e Beogradit, mund të shihen mesazhe që falënderojnë vetëm Kinën për mbështetjen e Serbisë.
“Është interesante se unë nuk kam parë një billboard me falënderim ndaj BE-së për ndihmën qe ne kemi dhene ne Serbi dhe ne vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si para ashtu edhe gjatë krizës se fundit,” tha Borel, duke theksuar se ndihma dhe angazhimi evropian nuk ishin marrë në konsideratë të mjaftueshme, ndërsa ndihma e Kinës shihet shumë më e rëndësishme.
Prandaj është e rëndësishme që BE të forcojë gjithashtu aftësitë e saj për të informuar publikun në rajon për rolin stabilizues të Brukselit në Ballkan, tha Përfaqësuesi i Lartë në fjalimin e tij para eurodeputetëve.
Ministri i Jashtëm i BE-së Joseph Borel thotë se Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i qëndrueshëm pa një perspektivë të qartë të BE-së.
“Për të pasur një perspektivë të qartë, BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë,” theksoi Borel.
Në fjalimin e tij drejtuar eurodeputetëve, ai tha se mungesa e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës ishte çështja më e vështirë në Ballkanin Perëndimor.
Ai gjithashtu tha se Përfaqësuesi i ri Special i BE-së për Dialog, Mirosllav Lajçak, mori detyrën një javë më parë dhe është në kontakt me autoritetet e të dy palëve.
“Ai është akoma duke krijuar një ekip dhe le t’i japim kohë të shohë se si ai mund t’i ndihmojë të dy palët të vazhdojnë bisedimet,” thotë Borel.
Ai shtoi se Lajçak është një diplomat me përvojë, i cili do të angazhohet vazhdimisht në rajon me të gjitha palët, përfshirë KB dhe SH.B.A.