Shqiptarëve të Medvegjës serbët e pushtetit lokal po tentojnë tua marrin donacionin prej 100.000 euro nga Kosova
Këshilltari në KK të Medvegjës Muharrem Salihu përmes një postimi në Facebook ka bër të ditur vështirësit me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e kësaj komune, në veçanti me problemin e fundit që pushteti lokal po mundohet me këmbëngulm të menaxhoj me donacionin e qeverisë Kurti për shqiptarët e Komunës së Medvegjës.
Postimi i plotë:
Sot, ne KK Medvegje vazdhdoi debati lidhur me ndihmen financiare ne vlere prej 100 000,00 Euro e akorduar pak dite me pare nga Qeveria e Kosoves per kete Komune. Vlen te ceket se as sot drejtuesit komunal nga radhet e komunitetit Serb, nuk gjeten forcen te pranojne kerkesen tone, te dt.28.04.2020, per menaxhimin e perbashket te ketyre mjeteve. Debati ishte kryesisht ne mes dy komuniteteve te asambleisteve shqiptare nga njera ane dhe organeve drejtuese te Komunes,nga radhet e komunitetit Serb nga ana tjeter. Shihej qartazi se vazhdimi i diskriminimit te shqiptareve ne Medvegje po peson mutacion ashtu sikur edhe COVID-19. Ndersa shpresohet se per COVID-19, nje dite do te kete edhe nje vaksine qe e sheron plotesisht, tek persekutimi i shqiptareve ne Medvegje nuk po shihet asgje ne horizont. M.Salihu