Lajme

Shtëpia e shëndetit në Preshevë paraqet kronologjinë e aktiviteteve njëmujore pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Shtëpia e shëndetit në Preshevë paraqet kronologjinë e aktiviteteve njëmujore pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Sot një muaj (15.03) në Serbi është shpallë gjendja e jashtëzakonshme.

Më poshtë po paraqesim itinerarin e e disa nga masat që i kemi marë ne si Shtëpi e shëndetit nga kjo kohë e gjendjes:

15.03.2020 – Publikimi i informacioneve të numrave të telefonit dhe termineve për pacientë
15.03.2020 – Auto ambulancë e posatçme për të dyshuarit me Corona virus nga komuna e Preshevës
16.03.2020 – Kërkesa për izolimin e migrantëve nga kampi i refugjatëve
18.03.2020 – Ndryshimi i orari të shtëpisë së shëndetit prej ora 07 – 18
18.03.2020 – Krijimi i kushteve për ambulancën për pacientë me simptome
19.03.2020 – Dezinfektimi i objekteve të shtëpisë së shëndetit
19.03.2020 – Ndalohet dhënia e çertifikatave për shoferë dhe shtyerja për një afat për 1 muaj
20.03.2020 – Dezinfektimi i stacioneve shëndetsore dhe ambulancave në bashkësitë lokale
20.03.2020 – Pajisja e të gjithë personelit shëndetsorë me masa mbrojtëse, syze
20.03.2020 – Reduktimi i stafit në stomatologji dhe laborator deri në vendim të radhës
22.03.2020 – Dezinfektimi i tërë oborrit të shtëpisë së shëndetit nga NP Moravica
23.03.2020 – Hapja e ambulancës me simptima CoVID për fëmijë dhe të rritur
26.03.2020 – Vizitë kampit të refugjatëve dhe këshillat për personelin tonë mjeksorë
26.03.2020 – Pregaditja e ambulancës për CoVID me analiza shtesë – Rtg dhe laborator
26.03.2020 – Pregaditja e veturës së posaçme për bartjen e pacientave nga kufiri tek Banja e Bujanocit
27.03.2020 – Bartja e pacientit të parë nga kufiri Preshevë – Tabanoc për Banjën e Bujanocit, ora 08:00
27.03.2020 – Përpilimi i listës prej 20 motrave medicinale për marrjen e brisit për të dyshuarit e CoVID
28.03.2020 – Kursi i motrave dhe teknikëve medicinal për marjen e brisit të CoVID-19
30.03.2020 – RTG i mushkërive dhe analizat e gjakut tek pacientët të dyshuar me CoVID
02.04.2020 – Ndryshimi i orarit të punës në ambulantën CoVID 07 – 22h
07.04.2020 – Shpërndarja e maskave dhe dorezave për qytetarë
08.04.2020 – Shpërndarja e maskave dhe dorezave për qytetarë
12.04.2020 – Dezinfektimi i oborrit nga ushtria me Natrium hipoklorit
13.04.2020 – Vendosja e denzobarierave në hyrje të SHSH dhe të lokaleve

Vazhdoni të qëndroni në shtëpi, mbani distancën sociale, pastroni duart.
Mos dil pa nevojë

Njofton drejtori i Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë, dr. Driton Salihu

Related Articles

Back to top button