Lajme

Si do të duket ora policore 24 orëshe në Serbi!?

Ora policore 24 orësh në Serbi mbart me vete edhe probleme logjistike, siç është furnizimi i qytetarëve me produkte ushqimore dhe barna në farmaci.

Ministria e tregtisë dhe dhoma e tregtisë nuk kanë asnjë përgjigje dhe tregojnë se pritet një vendim zyrtar nga qeveria.

Organizata Kombëtare e Konsumatorit tregon se shteti është i detyruar të përshkruajë procedurat paraprakisht dhe kështu të përgatisë qytetarët per nje ndalese te tille.

“Futja e izolimit gjatë gjithë ditës kërkon përgatitje serioze me procedura plotësisht të qarta ku, si dhe kush mund të blejë nevojat themelore dhe produktet nga farmacia. Nuk ka asnjë improvizim,” tha Goran Papoviç i organizatës.

Deri më tani disa shtete si Italia, Spanja dhe Greqia kane futur shtetin ne karantine 24 orëshe, ne keto shtete vetëm një anëtar i familjes lejohet të levize per gjerat elementare, ku obligohet te kete nje leje te qarkullimit dhe informacioneve personale.

Related Articles

Back to top button