Lajme

Sot vendoset nga qeveria se a ka nevoj të ndërmarren masa shtesë në luftën kundër coronavirusit

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se në dy mbledhjet e sotme që do të i zhvilloj shtabi i krizave, do të vlerësohet se a ka nevoj të ndërmarren masa shtesë në luftën kundër coronavirusit.

“Ekzistojn edhe disa masa për të cilat kemi biseduar – njëra prej tyre mbyllja e disa epiqendrave të virusit në mënyrë që mos të ketë shpërndarje në qytetet të cilat nuk janë të prekura ende me asnjë rast. Pastaj ekziston disa masa deri në plotësht ndalesë të lëvizjes, përveq vikendeve deri në shitore dhe barnatore kur të shohim se situata është përkeqësuar. Ekzistojn ende masa tjera para se të vendoset 24 orë policore dhe disa prej tyre do të i shqyrtojm sot’, Ka thënë Bërnabiq.

Sipas saj, qytetarët do të informohen në mënyrë që të dinë se si të organizohen, për këtë nuk ka nevoj të krijohet panikë.

“Duket se si shoqëri gjithnjë e më mirë jemi duke funksionuar. Çdo padiciplinë do të na kushtoj shumë, siç kemi thënë nga fillimi. Tani kur kemi hyrë në javën e katërt, na duhet një diciplinë e hekurt dhe këtë luft nuk mund ta fitojn mjekët dhe sistemi shëndetësor, as qeveria, por as presidenti, përkundë paisjeve mbrojtëse që kemi siguruar. Këtë duhet ta fitojm bashkarisht dhe secili individ ka përgjegjësinë personale”, ka thënë ajo.

Related Articles

Back to top button