Të shtunën në Preshevë do të funksionojë tregu
Komuna e Preshevës po monitoron me kujdes situatën në vend me koronavirusin dhe në këtë drejtim Shtabi per situata te jashtezakonshme i cili vazhdimisht e ndjek situatën dhe do të marrë të gjitha masat e rekomanduara nga Qeveria e Serbisë. Institucionet kompetente janë përgatitur dhe punojnë në terren për të parandaluar përhapjen e epidemisë virale në qytetin tonë.
Siç mëson Presheva.AL këtë të shtunë Shtabi ka vendosur që tregu i gjelbërt të punojë me mbrojtje dhe me kujdes më të madh.
Vendimi nga Shtabi persituata te jashtezakonshme në Preshevë në lidhje me tregun e gjelbërt është ky: Ndalohet shitja jashta tregut, ndërsa lejohet vetëm shitja e prodhimeve ushqimore ditore dhe javore të shitësve vendor duke iu përmbajtur distancës siguruese të tezgave punuese jo më larg se 2 metra si dhe në distancë prej 4m2 të mos jetë më shumë se një person, orari i tregut është nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 15:00.