Lajme

Të shtunën nga ora 13:00 deri të hënën në ora 05:00 e mëngjesit ndalohet lëvizja

Ndalohet levizja nga e shtuna ne oren 13:00 deri te hënën në 5 të mëngjesit.

Kete e ka njoftuar Presidenti Aleksandar Vucic para pak castesh i cili iu drejtuar qytetareve para mediave pas seances se shtabit te krizave te formuar për shkak të koronaviruseve në Serbi.

“Ne presim një përshpejtim në 72 orët e ardhshme për sa i përket numrit të të infektuarve, por për fat të keq ne mund të presim edhe një rritje të numrit të vdekjeve,” tha Vuçiç.

Për momentin, 81 persona janë në respiratorë, tha ai, duke shtuar se tre persona kanë vdekur nga koronavirusi sot.

Vuçiq tha se më shumë te infektuar vijnë nga Beogradi, Cuprija, Cacak dhe Valjeva.

Sipas tij, nesër në orën 11 avioni i parë me tetë mjekë dhe staf do të arrijë në Serbi nga Rusia me pajisjet mjekesore si respiratorë dhe ilaçe.

“Te shtunen ndalohet levizja nga ora 13:00 deri te henen ne 05:00 te mengjesit, tha ai, duke shtuar se ndalimi nuk vlen për pensionistët që mund të shkojnë në dyqan të Dielën nga 4 e mëngjesit.

Një masë e re që vlen nga sonte 02 prill 2020 është se nuk guxon te mblidhen më shumë se dy njerëz në një vend.

Masa e tretë, e cila është e vlefshme nga e shtuna në mbrëmje, është që nga ora 23 në 00 në intervalin 200m nga vendi i vendbanimit, kafshët shtëpiake do të lejohen të ecin.

Related Articles

Back to top button