Lajme
Ushtria Serbe dezinfekton oborrin e shtëpisë së shëndetit me natrium hipoklorid (Foto)

Si masë parandaluese nga coronavirusi, Komuna e Presheves me heret ka pastruar dhe dezinfektuar rrugët në qytet.
Sic njoftohet nga drejtori i shtepise se shendetit, sot ushtria serbe ka bere dezinfektimin e oborrit te ketij institucioni me natrium hipoklorid.
“Preventiva është çelësi i shëndetit. Me kërkesën time drejtuar ushtrisë, sot shtëpia e shëndetit u dezinfektua me natrium hipoklorid në tërë oborrin e saj për ta parandaluar sa më shumë përhapjen e Corona virusit!” ka shkruar Driton Salihu, drejtor i shtepise se shendetit ne rrejtin social facebook duke i publikuar edhe disa foto gjate dezinfektimit.