Lajme
Vendim i qeverisë: Ora policore nga dita e enjte deri të hënën
Qeveria serbe ka miratuar një vendim që ndalon levizjen javën e ardhshme. ora policore do te filloje nga e enjtja, 30 prill, në orën 18:00 pasdite deri të hënën, 4 maj, në 5 të mëngjesit.
Vendimi u mor për shak festave të 1 majit, dhe për të minimizuar kontaktet sociale gjate festave të majit.
Ne situaten aktuale epidemiologjike, janë marrë vendime të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Qytetarët mbi moshën 65 vjeç nga e hëna do të mund të bëjnë një shëtitje çdo ditë nga një orë mes orës 18:00 deri ora 01:00 në mesnatë, jo më shumë se gjashtëqind metra larg vendbanimit të tyre. Dyqanet për qytetarët e moshuar do të jenë të hapura ditën e enjte nga ora 04:00 deri në 07:00 të mëngjesit.