Lajme
Vendimi për karantinë në Preshevë, radhë të gjata para marketeve

Për shkak të numrit gjithnjë e në rritje të të prekurve nga virusi korona në Serbi, Qeveria Serbe ka vendosur që gjatë fundjavës qytetet të izolohen në tërësi.
Lëvizja kufizohet nga sot në orën 13:00 kur dhe fillon ora policore deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.
Vendimi i fundit i Qeverisë ka nxjerrë qytetarët e Preshevës përpara marketeve për tu furnizuar me prodhime ushqimore.