Vuçiç: Fëmijët me autizëm mund të dalin sa herë që dëshirojnë

Presidenti serb Aleksandar Vucic ka njoftuar se fëmijët me autizëm do të mund te dalin nga shtëpia në çdo kohë.
Vuçiç konfirmoi se urdhri i ndaleses nuk vlen për fëmijët me autizëm gjatë orarit të lëvizjes deri sa ishte në RTS.
“Fëmijët me autizëm mund të dalin sa herë që dëshirojnë, ne thjesht e ndryshuam atë që tha doktoresha Daria – ata do të jenë në gjendje të levizin nga ora 18:00 në 20:00. Ata mund të dalin në çdo kohë. Sigurisht, prindërit do të kujdesen për mbrojtjen e tyre” tha Vuçiç.
Ju kujtojmë që Dr Darija Kisic Tepavcevic e njoftoi këtë mundësi në një konferencë për media sot, duke thënë se është plotësisht e justifikuar nga pikëpamja e profesionit mjekësor që të lejojë prindërit e fëmijëve me autizëm të ecin fëmijët e tyre.
Ajo njoftoi se do të ishte nga ora 18:00 deri 20:00, por në ndërkohë u vendos ndryshe.
Pra, vendimi përfundimtar i njoftuar nga Vuçiç është që fëmijët me autizëm do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre në çdo kohë, pavarësisht nga urdhri kufizues.