Vuçiç i lodhur dhe i stresuar, nuk kishte fjetur me ditë për ta mbrojtur Serbinë nga Koronavirusi
Presidenti serb nuk po ndihet mirë, tha Ministri Sinisa Mali sot në konferencen per media.
Siç mëson Kurir nga një bashkëpunëtor i presidentit, ai tashme është ne një pauzë.
Ai gjithashtu është edhe në stres për të gjithë situatën e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit, si dhe angazhimi i përditshëm për masat për të shpëtuar jetën e qytetarëve serbë.
Kujtojmë që Presidenti Vuçiç u pranua në MMA vitin e kaluar për shkak të problemeve kardiovaskulare dhe presionit të lartë të gjakut. Në atë kohë, Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar theksoi se presidenti kishte probleme kronike, të vogla të zemrës.
Presidenti kohët e fundit ka theksuar se ai ka fjetur shumë pak dhe është vazhdimisht i stresuar.
Përndryshe, Ministri i Finansace Sinisha Mali njoftoi se Presidenti do t’i drejtohet publikut brenda 48 orëve të ardhshme.
“Ky program është dashur të prezantohet nga Presidenti Vuçiç. Unë kërkoj falje në emër të tij. Ai nuk po ndjehet mirë, ai nuk është me ne ketu, por ai do të na drejtohet në 48 orët e ardhshme”, tha Mali në Pallatin e Serbisë.